TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Lushnjës për Sofoli Shanin, duke ulur dënimin nga burgim i përjashtëm në 33 vite burg.
Njoftimi i Gjykatës:
Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Më datë 02.06.2021 rreth orës 20:30, salla operative e Komisariatit të Policisë Lushnje është njoftuar së në fshatin “Fier i Ri, Njësia Administrative Krutje, ka pasur të shtëna me armë zjarri,
si pasojë e një konflikti momental me pronarin e lokalit, shtetasi me iniciale S.Sh ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i vrarë në vend shtetasi me iniciale R.Q (pronari i lokalit) si dhe ka mbetur i plagosur djali i tij shtetasi me iniciale K.Q
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje , është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale S.Sh, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje në Rrethana të tjera cilësuese” si dhe “ Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 79/dh dhe 278/1/3 të Kodit Penal.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me vendimin nr. 399 (2380), datë 16.12.2022 ka vendosur:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sh, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
2.Deklarimin fajtor për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodi Penal dhe dënimin me 6 (gjashtë) vjet burgim.
3. Deklarimin fajtor për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/3 të Kodi Penal dhe dënimin me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
4. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri S.Sh dënohet me burgim të përjetshëm.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale S.Sh, i cili kërkoi:
· Ndryshimin e vendimit në raport me kualifikimin e veprës penale, duke kryer cilësimin juridik në atë të parashikuar në nenet 76, 278 dhe 91 të K.Penal..
· Revokimin e vendimit për mospranimin e gjykimit të shkurtuar duke aplikuar nenin 403 të K.Pr.Penale, duke zbritur një të tretën e masës së dënimit, në bazë të dënimit që do të caktohet nga gjykata.
Në përfundim të gjykimit, më datë 30.05.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Valbon Çekrezi dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe z. Fatri Islamaj, vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit penal nr. 399/2380, datë 16.12.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje përsa i përket:
-Deklarimit fajtor të të pandehurit S.Sh për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.
-Deklarimit fajtor të të pandehurit S.Sh dhe masës së dënimit të dhënë për veprën penale të parashikuar nga neni 278/1 te Kodit Penal;
-Deklarimit fajtor të të pandehurit S.Sh për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal;
-Disponimit mbi provat materiale, vuajtjes së dënimit dhe disponimet për shpenzimet proceduriale.
-Ndryshimin e vendimit penal nr. 399/2380, date 16.12.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Lushnje në pjesën tjetër si me poshtë:
-Dënimin e të pandehurit S.Sh në bazë të nenit 79/dh te Kodit Penal me 30 (tridhjete) vjet burgim.
-Në zbatim të nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin përfundimisht të të pandehurit S.Sh me 33 (tridhjete e tre) vjet burgim.