AKTUALITET, 30 Maj 2023, 15:44

FOTO/ Pas hekurave për trafik droge, ish-zyrtarja kërkon lirinë në gjykatë (Emri)

FOTO/ Pas hekurave për trafik droge, ish-zyrtarja kërkon lirinë

Ish-zyrtarja Erisa Fero e kapur me drogë kërkon lirinë. Fero u arrestua nga policia në Dhjetor të vitit të kaluar bashkë me dy persona të tjerë si pjesë e një grupi që merrej me trafik droge.

Ajo u vu në pranga nga policia në Qafthanë pasi dyshohet se po kryente trafik të lëndëve narkotike dhe në makinën që ajo drejtonte u gjetën 58 kilogramë kanabis.

FOTO/ Pas hekurave për trafik droge, ish-zyrtarja kërkon lirinë

Sipas policisë, Erisa Fero 29 vjeçe nga Pogradeci dhe banuese në Tiranë, Likë Basha 33 vjeç nga fshati Mafsheq i Krujës dhe 18-vjeçari Maringlen Karaj nga Kruja, kanë udhëtuar nga Tirana me ngarkesën e drogës për ta dorëzuar tek 2 persona që u shpallën në kërkim F.S dhe G.S. nga fshati Piskupat i Pogradecit.

FOTO/ Pas hekurave për trafik droge, ish-zyrtarja kërkon lirinë

Këta të fundit dyshohet se do ta transportonin drogën me varkë në drejtim të Maqedonisë së Veriut ku i prisnin persona të tjerë.

FOTO/ Pas hekurave për trafik droge, ish-zyrtarja kërkon lirinë