TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burg Kristjan Gjinin për bazën e armëve të zbuluar në një vilë në periferi të Tiranës. Nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i Gjinit do të ulet në 5 vite.
Franceska Kolgjegja, u dënua me 90 orë punë në shërbim të publikut.
Ndërkohë Fatjon Murati është shpallur i pafajshëm. Me vendimin e sotëm, Murati mbetet në kërkim për largim nga banesa.
Prokuroria e Tiranës kishte 12 vite burg për Kristian Gjinin, ndërsa 3 vite për Muratin, i cili rezulton të jetë edhe pronari i lokalit në “Don Bosko” që u qëllua me breshëri automatike, ku u vra banakierja dhe u plagosën gjashtë të tjerë, mes të cilëve një e mitur.
Ngjarja ndodhi në kohën kur Murati duhet të ishte në arrest shtëpie, për armët e zbuluara pas atentatit, por policia nuk e gjeti në banesë.
Ishte pikërisht një gjurmë gishti në një valixhe që u gjet në banesën e Kristian Gjinit, prova që çoi në arrestimin e Fatjon Muratit disa muaj më parë.
Më pas, ai u lirua nga gjykata e Tiranës që caktoi ndaj tij masën e arrestit shtëpiak, duke argumentuar se prokuroria s’kishte arritur të gjente asnjë provë tjetër që ta implikonte, veç gjurmës së gishtit.