TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria ka nisur zëvendësimin e ambasadorëve shqiptarë të akredituar në disa shtete, të cilëve u ka mbaruar mandati.
Këto ndryshime pritet që të kalojnë më pas në Presidencë për t’u zyrtarizuar.
Kështu raportohet se ish-deputeti Ervin Bushati do të zëvendësojë ambasadoren Floreta Faber në SHBA.
Ndërsa analisti Mustafa Nano me sa duket ka vendosur të braktisë ekranin për disa kohë dhe t'i kushtohet diplomacisë. Nano është propozuar për të qenë ambasador i Shqipërisë në Zvicër.
PO kështu mësohet se Ilir Gjoni i cili është ambasador në Zvicër, është propozuar të kalojë ambasador në NATO.
Ndërsa vendin e ambasadorit në Emiratet e Bashkuara Arabe të lënë bosh nga kryebashkiaku i ri i Vlorës, Ermal Dredha pritet ta marrë Ridi Kurtezi.
Ish-nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi është një emër tjetër në listën e ndryshimeve. Hysi do të drejtojë Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.
Ndërsa ish-deputeti socialist Fate Velaj do të drejtojë diplomacinë shqiptare në Vjenë.