TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhen dëshmitë e personave prezentë në vrasjen e Rrako Qorrit më 4 qershor të 2021 në fshatin Fier i Ri. Gazetarja Anila Hoxha ka siguruar për Top Channel dosjen e plotë hetimore, ku janë edhe dëshmitë e personave të pranishëm në momentin e ngjarjes.
Sipas dëshmitarit, Sofokli Shani ka kërkuar një birrë në lokalin e Rrako Qorrit, ku ka pyetur nëse birrat janë falas, por pronari i lokalit i është përgjigjur “Partia jonë nuk ofron birra falas”. Pas kësaj bisede Sofokli Shani i nevrikosur ka thënë fjalët “s’dua t’ja di fare i kam lëruar nënën partisë e të gjithëve” e ka goditur me karrige Qorrin, dhe pasi të pranishmit i kanë ndarë, ai është larguar më motorr për në shtëpi, ku ka marrë armën e më pas është riktheyr për të vrarë Qorrin.
Në dëshminë e tij i biri i Rrako Qorrit, Kejdi Qorri është shprehur se Shani erdhi pak minuta më vonë me armë dhe i tha atyre do t’ju vras të dyve. Fillimisht Shani qëlloi Kejdi Qorrin në këmbë e më pas të atin duke e lënë të vdekur. “Dje me datë 02.06.2021 kam dalë nga shtëpia ime dhe kam shkuar në lokal në fshatin Fier i Ri për një kafe. Më pas rreth orën 21.00 deri në orën 22.00 kam shkuar te luaj një lojë futboll në kalçeto në fshatin Fiershegan. Pasi kam mbaruar lojën e futbollit, kam shkuar në Fier i Ri dhe jam ulur në lokalin e shtetasit Rako Qorri, sepse aty ulem çdo darkë. Në lokal kam qenë me shokët e mi qe quhen Erald Davidi, Erison Toraj dhe Kriseld Germeni.
Në lokal shërbenin shtetasi Kejdi Qorri i cili është djali i shetasit Rako Qorri dhe vetë shtetasi Rako Qorri. Në lokal nuk kishte njerëz të tjerë. Me pas, por nuk e mbaj mend orën ka ardhur në lokal shtetasi Sofokli Shani, i cili erdhi vetëm dhe hyri ne lokal dhe shkoi tek banaku dhe i foli shtetasit Kejdi Oorri, ndërsa Rako ishte i ulur në një tavolinë më lart.
Më pas Sofokliu u ul në tavolinë me Rakon dhe po bënin muhabet bashkë. Me pas Rako me Sofokliun filluan të debatojnë me fjalë dhe janë konfliktuar fizikisht, dhe unë pashë që Sofokliu ngriti karrigen për ti gjuajtur Rakos. Aty kemi hyrë për t’i ndarë unë me shokët e mi dhe djali i Rakos. Pasi i ndamë ne, Sofokliu është larguar nga lokali me motorin e tij. Më pas unë kam dalë nga lokali dhe kam shkuar për të blerë bukë ndërsa shokët e mi dhe ata kane ikur për në shtëpi. Pasi kemi dalë nga lokali, në lokal kanë qenë vetëm shtetasit Rako Qorri dhe djali i tij Kejdi Qorri dhe nuk kishte klientë të tjerë. Pastaj bleva bukë kam ikur në shtëpinë time i vetëm dhe nuk e di me se çfarë ka ndodhur. Unë e kam mësuar për vrasjen nga kushëriri im Erald Davidhi, i cili më mori në telefon kur isha në shtëpi dhe me tregoi që Rakon e kishin vrarë.”- tha dëshmitari.
“Ai ka shkuar afër derës së daljes nga pjesa e pasme e lokalit dhe duke kaluar pranë banakut dhe i ka kërkuar një birrë për të pirë pronarit te lokalit, Rakos. Ai është afruar te dera e pasme dhe djali i Rakos i ka sjellë birrën. Në kohën që i kërkoi birrën Rakos, ka bërë shaka duke i thënë “sot a është birra falas?”, dhe Rakua i ka ka thënë “partia jonë nuk jep birra falas” Gjatë kësaj bisede, djali i Rakos është afruar pranë dhe u ka hapur shishen e birrës e ia ka lënë mbi banak. Duke pare qe Rako i foli rëndë i tha “s’dua t’ja di fare i kam lëruar nënën partisë e të gjithëve”- tha dëshmitari tjetër.