AKTUALITET, 22 Shtator 2022, 21:49

“Kam folur me Erdoganin”, Rama: Do të marrim dronë të armatosur

“Kam folur me Erdoganin”, Rama: Do të marrim dronë të

Kryeministri Edi Rama ka dekalruar se Shqipëria do të pajiset me dron “Bajraktar” të armatosur.

Kreu i qeverisë u shpreh për emisionin “Opinion” se ka diskutuar me Presidentin e Turqisë, Erdogan, për marrjen e gjashtë dronëve. Sipas tij, ata do të përdoren për rujatjen e territorit, për ndërtimet pa leje, ndjekjen e personave në kërkim.

Rama: Ne kemi biseduar për domosdoshmërinë e dronëve dhe jemi në përfundim të marrëveshjes për të marrë edhe ne drone bajraktar, dron të armatosur.

Pyetje: Do t'i paguajë Shqipëria këto?

Rama: Janë me çmim të arsyeshëm.

Pyetje: Sa dron do të marrë?

Rama: Janë me pako, do të marrim 6 dron të armatosur dhe do të shërbejnë për qëllime civile, për kontrollet në territor, për ndërtime pa leje, për pyjet, për ndjekjen e personave në kërkim, për kultivimin e drogës etj..