AKTUALITET, 22 Shtator 2022, 18:05

Shtyhet afati për Komisionin e Reformës Territoriale

Shtyhet afati për Komisionin e Reformës Territoriale

Deputetët e kuvendit, në seancën e kësaj të enjteje votuan me 101 vota pro shtyrjen e afatit të Komisionit për Reformën Territoriale.

Punimet e këtij Komisioni do të vazhdojnë deri më 21 tetor. Grupimi i Berishës nuk është i përfaqësuar në komisionin e reformës, por për hartën e re territoriale demokratët janë në një mendje.

Ata kërkojnë një rindarje të bashkive sipas realiteteve të krijuara, duke shkuar me mbi 80 bashki.

Shtimi i Bashkive kërkon rishpërndarjen e atyre aktuale. Demokratët synojnë zhbërjen e të ashtuquajturve “ishuj” elektoral që sipas tyre kanë favorizuar Partisë Socialiste për shkak të bojkotit që të djathtët i bënë reformës në 2014.

Miratimi i hartës së re territoriale kërkon 84 vota që Partia Socialiste e vetme nuk i ka, ndaj dhe konsensusi me opozitën është i domosdoshëm.