Dy shqiptarë janë arrestuar mëngjesin e sotëm në kufi me Greqinë pasi ishin shpallur në kërkim.
Në pikën kufitare të Kakavijës, një prej shqiptarëve tentoi të hynte në territorin grek, por pas verifikimit të pasaportës, rezultoi se ndaj tij ishte një urdhër arresti nga Prokuroria e Hanias për grabitje.
Mësohet se ai ishte dënuar nga Gjykata e Kretës me 1 vit dhe 3 muaj burg si dhe 1000 euro gjobë për armëmbajtje pa leje.
Gjithashtu në pranga është vendosur dhe një 34-vjeçare, e cila është kapur nga policia greke në Follorinë.
Nga verifikimet, ajo rezultonte e dënuar me gjashtë vite burg për vjedhje.