TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka folur në takimin e Këshillit të Sigurimit në OKB në kuadër të paqes dhe stabilitetit në Ukrainë.
Xhaçka theksoi se Shqipëria mirëpret vendimin e Presidencës franceze dhe tha se veprimet e Rusisë janë në shkelje flagrante me Kartën e Kombeve të Bashkuara.
Xhaçka: Mirëpresim vendimin e Presidencës franceze të Këshillit të Sigurimit, për ta mbajtur fokusin në çështjen e llogaridhënies. Veprimet e Rusisë janë një shkelje flagrante e Kartës së Kombeve të Bashkuara Rusia ka zgjedhur ta injorojë hapur vazhdimisht vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, na kujton ditët e errëta të fashizmit dhe stalinizmit. Mijëra njerëz kanë paguar me jetën e tyre për luftën e zgjedhur të Vladimir Putinit. Miliona në mbarë botën janë të uritur për shkak të luftës së zgjedhur të Putin. Ne si komunitet ndërkombëtar duhet të vazhdojmë të ndihmojmë në mbrojtjen e Ukrainës.