AKTUALITET, 22 Shtator 2022, 18:27

Marrëdhëniet me SHBA-të/ Kim: Gjithmonë mbështetës ndaj Shqipërisë!

Marrëdhëniet me SHBA-të/ Kim: Gjithmonë mbështetës

Është zhvilluar sot Konferenca “Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë shekullit të 20-të” me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

E pranishme në këtë aktivitet të organizuar nga Instituti i Historisë ishte e pranishme dhe ambasadorja Yuri Kim e cila në fjalën e saj u shpreh se askush nuk mund ta kishte parashikuar se Shqipëria do të bënte kaq shumë përparime që prej rënies së sistemit komunist.

Diplomatja amerikane solli në vëmendje, mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë ndër vite, duke kujtuar fjalimin historik të Sekretarit Amerikan të Shtetit James Baker në vitin 1991, “ne jemi me ju dhe ju jeni me ne!”.

Postimi i Ambasadës Amerikane:

Ambasadorja Yuri Kim foli sot në Konferencën “Marrëdhëniet SHBA – Shqipëri gjatë shekullit të 20të”, në nder të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis vendeve tona.

Konferenca, e organizuar nga Instituti i Historisë dhe e mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara  të Amerikës në Tiranë, mblodhi së bashku historianë dhe studiues nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria për të diskutuar ngjarje të rëndësishme në marrëdhëniet gjatë shekullit të kaluar.

Ambasadorja Kim vuri në dukje se do të ishte e vështirë për këdo që të kishte parashikuar se Shqipëria do të ishte këtu ku është sot – edhe 31 vjet më parë – si një anëtare me status të qëndrueshëm në NATO, ish-kryetare e OSBE-së, pranë Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe me negociatat për t’u anëtarësuar në BE të nisura zyrtarisht.

Ambasadorja Kim u kujtoi pjesëmarrësve të konferencës se gjatë gjithë shekullit të kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar pranë popullit shqiptar dhe, duke përmendur fjalimin historik të Sekretarit Amerikan të Shtetit James Baker në vitin 1991, “ne jemi me ju dhe ju jeni me ne!”.