TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sokol Meqemeja, përfaqësues i kompanisë “Frigo Food”, importues ekskluziv i “Wudy” në Shqipëri, deklaroi sot se produktet e kësaj marke nuk përbëjnë asnjë problem për shëndetin e konsumatorëve.
Në një deklaratë për mediat, një ditë pas njoftimit të AKU-së se këto ushqime janë të rrezikshme, ai u shpreh se kompania “Frigo Food” kërkon të sigurojë qytetarët shqiptarë që kanë përdorur produkte “Wudy” se nuk do të kenë asnjë pasojë në shëndetin e tyre.
Po ashtu, tha se ato mund të përdoren pa asnjë problem, duke respektuar në çdo rast shënimet përkatëse në etiketën e produktit.
“Përtej dokumentave zyrtare, kompania ‘Frigo Food’ mund të japë edhe një garanci të shtuar për qytetarët dhe klientët e saj mbi cilësinë maksimale të produktit ‘Wudy që gjendet në tregun shqiptar. Unë personalisht, këtu përpara Jush, do të konsumoj produkte ‘Wudy’, për të dëshmuar në vetë të parë se cilësia e tyre është e garantuar”, theksoi ai.
Më pas, për të dëshmuar cilësinë e tyre, ai konsumoi salsiçe ‘Wudy’.