AKTUALITET, 22 Shtator 2022, 16:47

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së të riut në Shkodër, në kërkim edhe për një tjetër ngjarje

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së të riut në

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së 19-vjeçarit, Erjon Xhenje, në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Shkodër.

“Klan” mëson se ai është një person me precedentë të mëparshëm kriminale dhe i shpallur në kërkim si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur pak kohë më parë në qytetin e Shkodrës.

Policia nuk e ka bërë publik, emrin, por strukturat e saj po punojnë për kapjen e tij.