AKTUALITET, 22 Shtator 2022, 16:06

Votimi i fshehtë/ Opozita bëhet bashkë me Partinë Socialiste për anëtarin e Bordit të RTSH-së

Votimi i fshehtë/ Opozita bëhet bashkë me Partinë Socialiste

Maxhoranca dhe opozita në Parlament kanë bashkuar për herë të parë votat, për të miratuar anëtarin e Bordit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, duke ia dhënë këtë detyrë, Edmond Tullumanit.

Votimi i fshehtë për kandidatin Tullumani mori 97 vota pro, 5 vota abstenim dhe 5 vota kundër.

Ndërkohë që Parlamenti ka dështuar në arritjen e konsensusit për të votuar “Arta Mandron, anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ,që ka rezultuar nga hedhja e shortit të dytë në nënkomisionin “Për përzgjedhjen e kandidatit për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës”.

Për këtë votim të fshehtë u grumbulluan vetëm 72 vota pro, 8 abstenime dhe 10 vota kundër.

Ndërkaq, Kuvendi miratoi dhe Petraq Likën si anëtar të Bordit të Energjisë Elektrike, ky i fundit mori në total 72 vota pro,10 kundër dhe 8 vota abstenim.

Po ashtu u rrëzua dhe kandidatura rivale e Bledar Qira, i cili mori në total vetëm 14 pro, 13 kundër dhe 74 abstenime.