AKTUALITET, 22 Shtator 2022, 19:42

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri dhe Alibeaj takohen me përfaqësuesit e ODIHR: Të rikuperojmë kohën e humbur

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri dhe Alibeaj takohen me përfaqësuesit e

Dy bashkëdrejtuesit e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri nga mazhoranca dhe Enkelejd Alibeaj nga opozita kanë zhvilluar një takim me takim me përfaqësuesit e ODIHR-it.

Në një postim në rrjete sociale, Gjiknuri që është njëkohësisht dhe Sekretar i Përgjithshëm i PS thekson se në fokus të këtij takimi ka qenë ecuria e reformës zgjedhore dhe angazhimin i përbashkët për të rekuperuar kohën e humbur.

“Bashkë me kolegun e opozitës Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, zhvilluam një takim me përfaqësuesit e ODIHR-it.
Diskutuam mbi procesin e reformës, angazhimin e përbashkët për të rekuperuar kohën e humbur dhe ndihmën që do të mund të japë OSBE/ODIHR për komisionin”, nënvizon Gjiknuri.