AKTUALITET, 30 Maj 2023, 19:02

Humbën rrugën duke eksploruar zonën e Jollës, policia e Pogradecit lokalizon dhe iu vjen në ndihmë 5 turistëve çekë

Humbën rrugën duke eksploruar zonën e Jollës, policia e

Policia e Pogradecit iu ka ardhur në ndihmë 5 turistëve çekë, të cilët kishin humbur rrugën, pasi po eksploronin zonën e Jollës.

Ditën e sotme, një grup punonjësish të Komisariatit të Policisë Pogradec, gjatë kontrollit të territorit, pasi kanë marrë njoftim se në fshatin Zgallë, njësia administrative Velçan, 5 turistë çekë kishin humbur rrugën duke eksploruar këtë zonë, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve.

Punonjësit e Policisë i kanë shoqëruar turistët dhe i kanë orientuar në rrugë, ku më pas ata kanë marrë edhe mjetet e tyre motorike. Turistët çekë kanë falënderuar punonjësit e Policisë, për ndihmën e ofruar.