AKTUALITET, 27 Maj 2023, 14:33

Humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, plagoset shoferja 26-vjeçare në Sarandë

Humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, plagoset shoferja 26-vjeçare

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Sarandë, ku një 26-vjeçare ka mbetur e plagosur.

Ngjarja ndodhi sot, rreth orës 13:00, në rrugën “Skënderbeu”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja E. K., 26 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. 26-vjeçarja ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.