AKTUALITET, 6 Korrik 2023, 11:34

Takim Kurti-Rama? Kosova konfirmon pranimin e 13 marrëveshjeve të nënshkruara nga Shqipëria

Takim Kurti-Rama? Kosova konfirmon pranimin e 13 marrëveshjeve të
Rama dhe Kurti

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka konfirmuar se ka pranuar 13 marrëveshjet e përbashkëta Kosovë-Shqipëri, të cilat kryeministri Edi Rama njoftoi se i ka nënshkruar sot.

“Ju njoftojmë se sot i kemi pranuar 13 marrëveshje nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se sot në mëngjes janë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, 13 marrëveshjet që ishin paraparë të nënshkruheshin në mbledhjen e dy qeverive më 14 qershor.

Rama ka thënë se mbetet me shpresë se pas kësaj do të ketë takim me kryeministrin Kurti.

“Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, ka shkruar Rama.

Kryeministri Albin Kurti të mërkurën deklaroi se homologun e tij nga Shqipëria do ta takoi vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, në të kundërtën jo. Madje Kurti përmendi edhe nënshkrimin e këtyre 13 marrëveshjeve si “kusht” për takim.

Deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nëse kryeministri Kurti ka ndryshuar qëndrim sa i përket takimit me Ramën.

Kryeministri Edi Rama në Prishtinë sot do të ketë takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Rama ka thënë se mbetet me shpresë se pas kësaj do të ketë takim me kryeministrin Kurti.

“Me firmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, shkroi Rama në Twitter.

Kryeministri Albin Kurti, dje tha se është i gatshëm ta presë Ramën në takim vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, përndryshe jo.

Kurti tha të mërkurën se kanë qenë në plan të nënshkruhen 13 marrëveshje, të cilat tash kanë ngelur në sirtarë.

“Unë i kam propozuar kryeministrit Rama që ta mbajmë mbledhjen e përbashkët ti nënshkruajmë ato marrëveshje që janë në sirtar. Andaj për mua është e nevojshme që ta kemi mbledhjen e dy qeverive. Nëse Edi Rama insiston në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, atëherë unë ngelem tek qëndrimi që i kam thënë se për takime te ne të dyve ne kemi kontakt të drejtpërdrejtë ne takohemi shumë-shpesh. Nuk lëngon raporti Kosovë-Shqipëri por edhe demokracia dhe paqja në Ballkan pse nuk takohen kryeministri i Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Kurti dje.