AKTUALITET, 6 Korrik 2023, 11:31

I vihet tritol ish-magazinave të grumbullimit në Mamurras

I vihet tritol ish-magazinave të grumbullimit në Mamurras

Një sasi lëndë plasëse i është vendosur ish-magazinave të grumbullimit në Mamurras, por fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, mes 5-6 korrikut, pasi dyshohet se tritoli është vendosur pasi ka rënë errësira.

Persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi të dyshuar si lëndë eksplozivi në këto godina në pronësi të Spahi Jahjas nga Laçi, të cilat i kishte kthyer në biznes. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Por ende nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar për të zbuluar gjetjet nga vendi i ngjarjes.