AKTUALITET, 6 Korrik 2023, 11:12

Përplasje për studentët e Mjekësisë në Kuvend, Vokshi: Ku i keni çuar fëmijët tuaj? I përgjigjet Nikolla: Po flet përçart

Përplasje për studentët e Mjekësisë në Kuvend,

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla është përplasur me deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi lidhur me projektligjin për Universitetin studimet për Mjekësi.

Vokshi ka pyetur se ku i kanë nisur të studiojnë fëmijët e deputetëve dhe ministrave, ndërsa Nikolla është përpjekur ta ndalojë.

PJESË NGA DEBATI: 

Albana Vokshi: Ku i keni çuar fëmijët tuaj për të studiuar? Pse të tjerët duhet që të Qeveria ka miratuar një vendim...po flas për procedurë

Lindita Nikolla: Jo nuk po flet për procedurë, po flet përçart.

Albana Vokshi: Kjo procedurë është skandaloze.