AKTUALITET, 6 Korrik 2023, 11:01

Studentëve të Mjekësisë do u mbahet 5 vite diploma, Balla pro: Jemi këtu për interesin publik

Studentëve të Mjekësisë do u mbahet 5 vite diploma, Balla

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se projektligji për mbajtjen në Shqipëri të studentëve të Mjekësisë është një vendim që i bën mirë interesave të vendit.

Në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla tha se opozita është kundër me çdo kauzë, pasi kërkojnë që të marrin vota. 

"Janë 1200 mjekë dhe mjeke që kanë përfunduar studimet në Shqipëri dhe nuk ia ofrojnë shërbimin qytetarëve shqiptarë.

Është investim publik i Shqipërisë së përbashkët. Duam mjekë dhe mjeke në çdo cep të territorit. Ky është interesi, për këtë na kanë sjellë këtu.

Ju i shihni njerëzit si vota, sa herë del një pakënaqësi, jeni të gatshëm që të merrni krahun e kundërt. Shkoni dhe pyesni ata që iu kanë sjellë në këtë sallë. Do të zgjedhin interesin e disa personave që kanë zgjedhur këtë profesion të respektuar, apo...?

Na duhet që të rrisim numrin e mjekëve në vend. Na duhet të jemi 2.6 mjekë për 1000 banorë. Në emër të grupit parlamentar të PS, e përshëndes vendimin e qeverisë. Studentët që kanë fituar të drejtën për të studiuar bëjnë një marrëveshje.

E dyta, studentët aktualë do nënshkruajnë marrëveshje. Kolegët tuaj shkonin me kobure në brez për të protestuar për këndin e lojërave. Heroi juaj Klevis Balliu protestonte tek Astiri. Mos harroni që jeni në këtë sallë për interesin e shqiptarëve,"-tha Balla.