AKTUALITET, 24 Maj 2023, 20:31

Deklaroi se do t'i hiqte shtetësinë/ Safet Gjici i përgjigjet Berishës: Kërkoi leje dhe mblodhi 300 veta, ne në festën e Shën Gjergjit kishim 2 mijë (Video) 

Deklaroi se do t'i hiqte shtetësinë/ Safet Gjici i

Safet Gjici, kryebashkiaku i Kukësit i rizgjedhur në 14 maj, u shpreh sot se fitorja e Partisë Socialiste në këtë bashki ishte me diferencë mbi 2 mijë vota me kundërshtarin.

Gjatë turit të mirënjohjes pas zgjedhjeve të 14 majit në Kukës, Gjici falënderoi të gjithë qytetarët kuksianë pa dallim, sepse realisht, siç tha ai, këtë herë kanë votuar me mendje.

“Që kur erdha prefekt këtu janë bërë shumë punë dhe kemi shumë punë për të bërë. Dua të falënderoj dhe njësitë më të thella të këtij qarku që më votuan me mendje dhe për familjet e tyre. Mirënjohje të gjithëve, pasi është shumë e vështirë të fitosh 90 % nga ajo zonë ku je vetë”, u shpreh Gjici.

Gjici u shpreh se, “Doktori nongrata thotë se do i heqin nënshtetësinë Safet Gjicit, se thotë Safet Gjici ka vjedhur votat”.

“Ai bëri një miting, kërkoi lejen për në shesh dhe u fut në rrugicë me 300 veta, po në atë ditë në të njëjtën orë ne ishim në një festë të Shën Gjergjit dhe kishim 2 mijë veta. Shiheni vetë çfarë krahasimi. Kaq kisha për Doktorin dhe dua t’ju them që ne jemi këtu për punë”, u shpreh Gjici.