TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se janë trajuar dhe certifikuar 100 vullnetarët e parë që do të jenë në linjën e parë të reagimit për përballimin e situatave emergjente në vend, me fokus të veçantë mbrojtjen nga zjarret.
Sipas kreut të qeverisë, ky hap synon ndërtimin e një modeli të ri ku institucionet, sektori publik dhe qytetarët bashkëpunojnë ngushtësisht, sipas përvojave dhe standardeve më të mira të vendeve europiane.
“Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente, sidomos në raste zjarresh
Janë punonjës të kompanisë publike Illyrian Guard, që zgjodhën të marrin këtë përgjegjësi, duke dëshmuar se vullnetarizmi, solidariteti dhe përgatitja janë vlera që e bëjnë Shqipërinë më të fortë dhe më të sigurt
Po ndërtojmë një model ku institucionet, sektori publik dhe qytetarët bashkëpunojnë, ashtu si në vendet më të përparuara europiane”, shkruan Rama.