AKTUALITET, 24 July 2026, 10:20

Detaje/ U mor peng nga ish burri pas krimit në familje, 35-vjeçari liron ish partneren! Policia po negocion për dorëzimin e tij

Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Fier, ka liruar ish-të fejuarën të cilën e mbante me forcë pas vrasjes së ish-vjehrrit dhe plagosjes së ish-vjehrrës.

Pas disa orësh negociatash me forcat speciale RENEA, 35-vjeçari ka pranuar të lirojë gruan, ndërsa efektivët vijojnë përpjekjet për dorëzimin e tij.

Autori Nertil Buzi, ka lëshuar shtetasen  Rozalinda Plaku (ish bashkëshorten), që e mbante peng pas krimit në familjen e saj në Roskovec, ku mbeti i vrarë 55-vjeçari Arben Plaka.

Buzi dyshohet se mëngjesin e sotëm vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka dhe më pas u largua me automjet duke marrë me vete ish-të fejuarën.

Policia ka rrethuar zonën ku dyshohet se ndodhet autori, ndërsa negociatorët po përpiqen ta bindin që të dorëzohet pa shkaktuar incidente të tjera.