TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident tragjik ka tronditur Algjerinë mbrëmjen e së premtes, ku të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një autobus me pasagjerë doli nga rruga dhe përfundoi në një lumë.
Menjëherë pas ngjarjes, forcat e emergjencës mbërritën në vendngjarje dhe nisën operacionin e kërkim-shpëtimit për nxjerrjen e viktimave dhe personave të mbijetuar nga autobusi i dëmtuar.
Sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile, 44 persona mbetën të plagosur nga aksidenti dhe u transportuan me urgjencë në spital. Disa prej tyre raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autoritetet algjeriane e kanë cilësuar ngjarjen si një nga aksidentet rrugore më vdekjeprurëse të viteve të fundit.
“Po bëjmë çdo përpjekje të nevojshme”, deklaroi ministri i Shëndetësisë gjatë vizitës së tij te të plagosurit në spital.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë aksident të rëndë.