TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur ende një marrëveshje që do t’i lejonte Ukrainës të prodhojë raketa interceptuese “Patriot”, duke theksuar se negociatat për këtë çështje vijojnë.
Deklarata e Trump vjen pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte bërë të ditur dy ditë më parë se ishte arritur një marrëveshje për këtë çështje.
Sipas raportimeve të “Reuters”, Trump kishte deklaruar gjatë një takimi me Zelenskyn në Turqi këtë muaj se do t’i jepte Ukrainës një licencë për prodhimin e interceptorëve “Patriot”, me qëllim forcimin e mbrojtjes së saj ndaj sulmeve ruse. Megjithatë, presidenti amerikan është tërhequr nga ky qëndrim, edhe pse priti Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë këtë javë.
I pyetur gjatë një mbledhjeje të kabinetit për mundësinë e furnizimit me raketa “Patriot”, Trump tha se ekzistojnë ende shqetësime për ndarjen e teknologjive të avancuara ushtarake amerikane.
“Është një hap i madh. Unë fola me Presidentin Zelenskiy dhe ai donte të kishte disa raketa Patriot dhe disa Tomahawk, të cilët janë vdekjeprurës. Pra janë sulmues dhe mbrojtës. Por duhet të jesh shumë i matur, shumë i kujdesshëm. Ne nuk kemi rënë dakord për këtë. Po flasim për këtë, por është e vështirë të japësh atë lloj teknologjie një vendi tjetër”, tha Trump.
Presidenti amerikan shtoi se transferimi i teknologjive të tilla kërkon shumë kujdes, pasi sipas tij ekziston rreziku që në të ardhmen ato të mund të përdoren edhe kundër interesave të SHBA-së.
“Nuk mendoj se kjo do të ndodhte ndonjëherë. Pse? Sepse ka njerëz të cilëve ua jep atë teknologji dhe ata një ditë mund të të kundërshtojnë”, u shpreh Trump.
Çështja e prodhimit të raketave “Patriot” nga Ukraina mbetet ende në diskutim, ndërsa Kievi kërkon të rrisë kapacitetet e veta mbrojtëse përballë sulmeve të vazhdueshme ruse.