BOTA, 31 July 2026, 22:40

Hapet hetim ndaj djalit të Lula da Silvës në Brazil, dyshohet për trafik ndikimi dhe korrupsion

Gjykata e Lartë e Brazilit ka autorizuar Policinë Federale të nisë një hetim ndaj Fabio Luis Lula da Silva, djalit të presidentit Luiz Inácio Lula da Silva, për dyshime mbi abuzim me ndikimin e tij në marrëdhëniet me Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas mediave të huaja, policia braziliane kishte kërkuar javën e kaluar leje për hapjen e hetimit ndaj Fabio Luis, i njohur edhe si “Lulinha”, nën dyshimet për trafik ndikimi dhe korrupsion në favor të biznesmenit Antonio Carlos Camilo Antunes.

Hetuesit dyshojnë se Lulinha ka ndihmuar kompani të lidhura me Antunes për të siguruar akses te zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, në kuadër të një kontrate qeveritare për furnizimin me një ilaç me bazë kanabidioli (CBD).

Autoritetet braziliane pritet të vijojnë verifikimet për të përcaktuar nëse ka pasur ndërhyrje të paligjshme apo përdorim të ndikimit politik për përfitime në proceset kontraktuale të shtetit.