TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një departament policie në shtetin e New Jersey-t, në SHBA, ka zgjedhur një metodë krejtësisht të pazakontë për të identifikuar shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Sipas mediave të huaja, oficerët e Policisë së Dunnellen janë maskuar si shkurre të mëdha dhe kanë qëndruar pranë rrugëve të pajisur me mjetet e nevojshme për të regjistruar shkeljet e trafikut, pa u vënë re nga drejtuesit e automjeteve.
Efektiviteti i kësaj metode është evidentuar edhe nga një postim i Drejtorit të Çështjeve Ligjore të Shtëpisë së Bardhë, Shlomo Shor, i cili bëri të ditur se vetëm brenda gjashtë orëve një prej oficerëve ka konstatuar plot 74 shkelje të rregullave të qarkullimit.
Strategjia e pazakontë ka tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kanë cilësuar si një mënyrë kreative dhe efektive për të parandaluar shkeljet në trafik dhe për të rritur sigurinë rrugore.