TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë ka ndërhyrë në tetë raste për t’u ardhur në ndihmë mjeteve lundruese që u përballën me vështirësi si pasojë e stuhisë dhe motit të keq në det.
Tre mjeteve u është dhënë ndihmë në Bunec dhe janë transportuar në portin në Limjon.
Dy mjete i ka përfshirë furtuna tek Kepi i Qefalit, ka shkuar skafi BP 11 dhe 1 prej tyre ka bërë rimorkimin në Portin e Limjonit.
1 mjet rrezik mbytje në Gjirin e Sarandës është tërhequr dhe është ankoruar në port Sarandë.
Po ashtu dy mjeteve u është dhënë ndihmë te vendi i quajtur Pema e Thatë në Ksamil. Gjithashtu dy skafe që kanë qenë të ankoruara në portin e Limjonit nga stuhia janë tërhequr rreth 100 m larg nga bregu dhe janë fundosur.
Vazhdon patrullimi në det me me të gjitha mjetet lundruse për ndonjë avari të mundshme.
Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike të këqija është ndaluar çdo dalje në det e mjeteve lundruese, përfshirë mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, në Sarandë, Ksamil dhe Borsh.