TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mungesa e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita, në Komisionin e Reformës Zgjedhore, u pasua me debate mes demokrates Albana Vokshi dhe socialistit Damian Gjiknuri.
Vokshi: Unë propozoj që kjo mbledhje të mos zhvillohet me zëvëndësdrejtuesit. Mund ta dinim më përpara, sepse ka një komunikim më përpara. Nuk ka më të rëndësishme se Komisioni i Reformës Zgjedhore.
Gjiknuri: E mira do të ishte të ishte prezent drejtuesi i policisë. Mos t’i ngatërrojmë rolet Nuk kemi rol të bëjmë Komision Hetimor ne, nuk po verifikon ngjarje unë këtu.
Patjetër që për të gjitha eksperiencat tuaja negative ne do të flasim këtu, por këtu jemi të marrim një mendim çfarë nuk ka shkuar mirë. Këtë gjë mund ta bëjë edhe nëndrejtori. Duro, se unë po të jap një diapazon më të gjerë, nuk është jeta bardh e zi e dashur.
Gjiknuri: Mua e dashur mos më thuaj.
Vokshi: Mirë zonjë. Si të të them, e dashur armik.
Vokshi: Jam këtu anëtarë e komisionit.
Gjiknuri: O Albanë të lutem, ti je bardh e zi në mendjen tënde, s’ta ndërtoj jetën, s’ta bëj dot me ngjyra.
Vokshi: Mos u merr me jetën time personale private. Je mësuar ta sfumosh rëndësinë e ccështjes. Me mua herë tjetër mos e bëj
Gjiknuri: Me batuta që të të shtensionoj.