TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy persona janë arrestuar në flagrancë në Krujë ditën e sotme, nën dyshimin se kishin kultivuar bimë narkotike në një parcelë në fshatin Zgërdhesh.
Në pranga ranë 52 vjeçari K.Bazja dhe 54 vjeçari A.Seferi , të dy banues në Fushë Krujë. Sipas Policisë, të dy kanë precedent për të njëjtën veprimtari kriminale.
Arrestimi u bë gjatë operacionit antidrogë të koduar “Kushtet”, i zhvilluar pas një hetimi me metoda proaktive nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Krujë, në koordinim me Prokurorinë,
Sipas Policisë, dy të dyshuarit u kapën në parcelën ku kishin kultivuar dhjetëra bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Gjatë kontrollit u konstatua gjithashtu se ata po përgatiteshin të kultivonin edhe bimë të tjera në të njëjtin parcelë.
Bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i Policisë
"Kishin kultivuar dhjetëra bimë narkotike, në një parcelë në fshatin Zgërdhesh, dhe po përgatiteshin të kultivonin të tjera, arrestohen ne vendngjarje, 2 shtetas.
Të dy të arrestuarit, me precedent për të njëjtën veprimtari kriminale. Asgjësohen bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Krujë, në koordinim me Prokurorinë, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve, në fushën e narkotikëve, u finalizua operacioni i koduar “Kushtet”.
Gjatë operacionit u kapën në flagrancë, në parcelën në fshatin Zgërdhesh, ku kishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, dhe u vunë në pranga shtetasit K. B., 52 vjeç dhe A. S., 54 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë.
Përveç bimëve të kultivuara, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies, u konstatua se po përgatiteshin për t’u kultivuar bimë të tjera në këtë terren. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."