TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Laert Haxhiut i është kapur sërish telefon në burgun e Drenovës. Operacioni, u krye në orën gjashtë të mëngjesit në burgun e Drenovës.
Në qelinë ku mbahet Laert Haxhiu nën akuzë nga SPAK u gjet një telefon, që dyshohet se i përket atij. Telefoni i është sjellë menjëherë SPAK për ekspertizë.
Ky nuk është rasti i parë që një i dënuar për çështje të rënda penale kapet me mjete të palejuara në ambientet e burgut, ndërsa ngjarja pritet të pasohet nga verifikime dhe masa të tjera nga institucionet përgjegjëse.
Laert Haxhia është dënuar me burgim të përjetshëm për disa ngjarje kriminale, përfshirë vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Çelës në Lushnjë, si dhe akuza të tjera të rënda penale.