TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tashmë është zyrtare. Ilir Daja nuk do të jetë më trajneri i ekipit të Partizanit.
Në komunikatën zyrtare të të kuqve në rrjetet sociale, theksohet se palët kanë ndarë rrugët me konsensus, ndërsa kryeqytetasit kanë falenderuar Dajën për punën dhe kontributin e dhënë gjatë kësaj kohe në klub.
Ky sezon nuk po shkon sipas parashikimeve për Partizanin me të kuqtë që janë 15 pikë larg Tiranës kryesuese, ndërsa edhe disfata e fundit në derbi ndaj bardhebluve, ndikoi në vendimin e të dyjave palëve për të mos vazhduar më së bashku.
Njoftimi i plotë:
FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trainerin Ilir Daja. Në përfundim të vitit kalendarik të aktivitetit sportiv, drejtuesit dhe trajneri Daja kanë zhvilluar një takim në të cilin është diskutuar ecuria dhe performanca e skuadrës. Në përfundim palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre për pjesën e mbetur të sezonit.
Klubi falënderon trajnerin Ilir Daja për kontributin e dhënë dhe punën e përkushtuar që ka bërë gjatë gjithë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit të Partizanit, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen.