SPORT, 28 Dhjetor 2021, 14:36

Një shkatërrues francez për Thomas Brdaric, Vllaznia godet në merkato

Një shkatërrues francez për Thomas Brdaric, Vllaznia godet

Vllaznia ka kryer goditjen e parë në merkaton e dimrit. Klubi shkodran ka arritur marrëveshjen me Mickael Panos, i cili aktivizohet në rolin e mesfushorit shkatërrues.

24-vjeçari francez është pa ekip prej datës 1 korrik, teksa më parë ka luajtur me ekipin e dytë të St Ettiene, teksa ka luajtur në Qipro me skuadrat e Pafos dhe EN Paralimniou.

Panos mund të luajë edhe në qendër dhe krahun e majtë të mbrojtjes. Një përforcim i rëndësishëm për Thomas Brdaric, i cili siguron një tjetër lojtar në rolin e shkatërruesit pas Ardit Krymit.