SPORT, 27 Dhjetor 2021, 20:26

Në Azerbajxhan nuk po përsërit Shqipërinë, De Biazi zyrtarizon të ardhmen

Në Azerbajxhan nuk po përsërit Shqipërinë, De Biazi

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka zyrtarizuar të ardhmen e tij duke u shprehur se do të vazhdojë të drejtojë kombëtaren e Azerbajxhanit, pavarësisht spekulimeve për një largim të mundshëm.

I ftuar në TMW Radio në Itali, Xhani De Biazit iu bënë disa pyetje për pikëpamjen e tij mbi Serinë A këtë sezon dhe për problematikat që disa ekipe po hasin. Gjithashtu, në fund të emisionit, ish-trajneri i kombëtares tonë u pyet për të ardhmen e tij dhe për zërat e një largimi të mundshëm nga kombëtarja e Azerbajxhanit.

Pyetja ishte: “Ku do të jetë e ardhmja juaj?” dhe përgjigja nga italiani ishte e shpejtë: “Në Baku, me sa di unë. Tani vërtet mendoj se mund ta tregojmë”, tha De Biazi duke bërë të qartë se do të vazhdojë në drejtimin e përfaqësueses së Azerbajxhanit për një tjetër edicion.