TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Liverpuli rikthehet në fushë sot në transfertën me Lestërin, ndërkohë që Jyrgen Klop bën thirrje për prezantimin e pesë zëvendësimeve të Premier Ligës pas krizës që ka shkaktuar Koronavirusi.
“Reds”-ave u rikthehen Fabinjo, Van Dajk, Xhons dhe Tiago (të gjithë negativë) për sfidën me “Dhelprat”, por tekniku gjerman thotë se lojtarët janë në limite.
Për të miratuar pesë zëvendësimet, duhet vota e 14 klubeve dhe ajo nuk arrihet sepse ka kundërshtarë klubet e vogla, që mendojnë se nëse ndryshon formula përfitojnë klubet e mëdha. “Kampionati më i bukur në botë, liga më intensive në botë, është e vetmja me tre zëvendësime.”
“Kjo nuk është e drejtë. Ne duhet ta ndryshojmë, por unë nuk shoh asnjë shans real që të jem i sinqertë. Problemi është intensiteti dhe lojtarët e klasit botëror në Angli janë në limite. Për momentin kemi vetëm një lojtar të ri në izolim dhe dy pjesëtarë të stafit, por situata është kritike”, tha trajneri i Liverpulit.