TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Jurgen Klop është gjithmonë special me deklaratat e tij. Trajneri i Liverpulit në konferencën për shtyp para ndeshjes së kësaj të marte në Premier League ndaj Leicester në transfertë ka folur për situatën e futbollistëve të prekur me Covid-19 te ekipi i tij.
“Janë kthyer në skuadër disa futbollistë që për shkak të Covid dhe izolimit kanë munguar në ditët e fundit.
Kjo do të thotë që Fabinjo, Van Dijk, Curtis Jones dhe Tiago Alkantara janë rikthyer në stërvitje. Tiago ka qenë i fundit që na është bashkuar dhe që nga e diela është stërvitur rregullisht me ne. Megjithatë kemi edhe një lojtar të ri që është futur në izolim sëbashku me dy antarë të stafit, kështu që gjithçka është e komplikuar. Çdo mëngjes, kur hyn në qëndrën stërvitore është si të marrësh pjesë në një llotari”, deklaroi Jurgen Klop.