TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kilian Mbape u shpall si lojtari i vitit për meshkuj në “Globe Soccer Awards” që u zhvillua në Dubai. Nga ana tjetër, pas fitimit të Topit të Artë, Aleksia Putejas fitoi dhe si “Futbollistja Femër e Vitit”.
Në “Hotel Armani”, në Dubai u ndanë çmimet e “Golden Soccer Awards”, ku surpriza ishte Mbape që arriti të mundë Robert Levandovskin për çmimin “Lojtari i Vitit”. Francezi la pas gjithashtu dhe emra si Leo Mesi, Kristiano Ronaldo dhe Karim Benzema.
Protagoniste kryesore në këtë ceremoni ishte Italia, e cila fitoi çmimin “Skuadra më e mirë”. “Trajneri i Vitit” u shpall Roberto Mançini që drejtoi këtë skuadër në triumfin në EURO 2020, ndërsa Leonardo Bonuçi fitoi çmimin “Mbrojtësi i Vitit”.
Aleksia Putejas bëri sërish histori në futbollin spanjoll për femra, duke fituar një tjetër çmim individual, “Lojtarja e Vitit”, ndërsa Barcelona mori çmimin e “Skuadra më e mirë për femra”.
Por gjithsesi Robert Levandovski dhe Kristiano Ronaldo nuk dolën pa një çmim nga kjo ceremoni. Kapiteni i Polonisë mori çmimin “Maradona” për golashënuesin e vitit dhe “Lojtari më i mirë i Vitit i zgjedhur nga Përdoruesit e Tik Tok”, ndërsa portugezin e nderuan me çmimin “Golashënuesi më i mirë në histori”.
LISTA E ÇMIMEVE
Skuadra më e mirë e femrave: FC Barcelona
Lojtarja më e mirë femër: Aleksia Putejas
Mbrojtësi më i mirë i vitit: Leonardo Bonuçi
Drejtori më i mirë sportiv: Çiki Begirishtajn
Menaxheri më i mirë: Federiko Pastorelo
Kombëtarja më e mirë: Italia
Golashënuesi më i mirë i gjithë historisë: Kristiano Ronaldo
Trajneri më i mirë i vitit: Roberto Mançini
Çmimi për karrierën sportive: Ronaldinjo
Çmimi ‘Maradona’ për golashënuesin e vitit: Robert Levandovski
Lojtari më i mirë i vitit: Kilian Mbape
Çmimi Lojtari më i mirë i Vitit i zgjedhur nga Përdoruesit e ‘Tik Tok’: Robert Levandovski