SPORT, 27 Dhjetor 2021, 23:32

Surprizon Njukasëll, ndal Mançester Junaitid dhe i largohet vendit të fundit

Surprizon Njukasëll, ndal Mançester Junaitid dhe i largohet vendit

Pas tri fitoresh rresht në Premier Ligë dy me Ralf Rangnik në stol, Mançester Junaitid regjistroi ndalesën e parë në kampionat me trajnerin gjerman në krye pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Njukasëll në transfertën e "St James Park".

"Qymyrxhinjtë" që kishin nevojë urgjente për pikë kaluan të parët në avantazh duke zhbllokuar shifrat me Saint-Maxim pas vetëm shtatër minutash lojë.

Përballë një United të cilit i mungonte grinta, Njukasëll iu ofrua golit të dytë në disa raste por nuk e gjeti dot dhe në minutën e 71-të u ndëshkua nga Edinson Kavani, i cili hyri në fushë në fillimin e pjesës së dytë.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi më me Njukasëll që iu largua vendit të fundit, ndërkohë që Mançester Junaitid humbi një shans për t’u afruar me vendin e 4-t.