TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Tiranës, Orges Shehi komentoi barazimin 1-1 ndaj Partizanit.
“Ishte një ndeshje e vështirë për shkak të mungesave, për shkak të presionit që duhej të menaxhonim. Ndryshuam mënyrë vendosje, për të bllokuar kundërshtarin, por edhe për të qenë të rrezikshëm. Sigurisht që mungesat bëjnë të veten. Por mendoj që kemi qenë në kontroll të lojës. Pësuam një gol, që më vjen keq, pasi kemi punuar shumë në këtë aspekt.
U ndëshkuam, por skuadra gjeti forca dhe arriti të barazonte. Këtë u thashë djemve kur ishim në disavantazh, pasi kishte minuta lojë dhe mund të reagonim. Filluam lojën me Berishën, pasi është në formë, sepse donim që të luanim në thellësi.
Ka qenë një punë e vështirë menaxhimi i situatës pas golit të pësuar sepse përveç lojtarëve të fushës duhet të menaxhoja edhe ata që ishin në stol. Mendoj që penalltia duhej të ishte parë me vëmendje, sepse mendoj që dora ishte e hapur” – tha ai.