SPORT, 17 Maj 2023, 11:06

CHAMPIONS/ Sot mësohet dhe finalisti i dytë, ja kur do të luhet supersfida mes Mançester Sitit dhe Realit të Madridit

CHAMPIONS/ Sot mësohet dhe finalisti i dytë, ja kur do të luhet

Mançester Siti do të presë në “Etihad” Realin e Madridit në orën 21:00, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të arrijnë në finalen e Stambollit.

Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi në barazimin 1-1 me golat e shënuar nga Vinicius dhe De Bryjne.

Pep Guardiola kërkon të ngrejë trofeun e parë të Ligës së Kampionëve me “qytetarët”, ndërsa Ançeloti kërkon të shkruajë akoma dhe më shumë histori, duke i dhënë “galaktikëve” trofeun numër 15.

Fituesi i kësaj përballje do të gjejë në finalen e madhe Interin, i cili eliminoi Milanin mbrëmjen e djeshme.

MANÇESTER SITI – REAL MADRID 21:00 “ETIHAD”