SPORT, 17 Maj 2023, 14:30

Mbrojtësi i Bajernit drejt Realit, Ançeloti e pret krahëhapur

Mbrojtësi i Bajernit drejt Realit, Ançeloti e pret krahëhapur

Benzhamë Pavar është diskutuar jo rrallë herë mbi një largim të mundshëm nga Mynihu. Francezi nuk ka dhënë një linjë të qartë prononcimesh mbi klubin ku dëshiron të vazhdojë karrierën.

“Fichajes” shkruan se lënia pezull e firmosjes së kontratës Pavar-Bajern ka hedhur dyshime rreth së ardhmes në “Allianz Arena”. Ançeloti po ngulmon që presidenti Perez të bindë bordin e bavarezëve dhe lojtarin me kontratë të kënaqshme për të zbarkuar në Madrid.

Interesimi ndaj kampionit të botës me përfaqësuesen franceze në “Rusi 2018” e ka zgjeruar rrethin. Barcelona, Çelsi, Interi dhe Mançester Junajtidi qëndrojnë në krye.

Brazo, sa herë që është cekur situata e mbrojtësit 27-vjeçar, ka pohuar se janë në rrugë të mbarë. Benzhamë ka dhuruar paraqitje prej lideri të vërtetë në prapavijën e Bajernit, jo vetëm në pastrimin e zonës, por edhe në pozitën e shënuesit.