Liria Berlin ka arritur të shkruajë historinë pasi do të luajë në ligën më të lartë të futsallës në Gjermani.
Skuadra shqiptare falë rezultateve që ka marrë këtë sezon, vitin e ardhshëm do të jetë pjesë e Bundesligës gjermane. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për skuadrën shqiptare në Gjermani.
Ndeshjen e fundit, Liria e zhvilloi ndaj Sparta Futsal duke fituar me rezultatin 6-1 dhe mbështetja për ta ka qenë e jashtëzakonshme. Në shkallët e sallës sportive, ishin të pranishëm rreth 500 tifozë të cilët me ngjyrat kuqezi, kanë mbështetur skuadrën e tyre.