TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Tiranë mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre kanë nisur grumbullimin përpara Ministrisë së Arsimit.
Në të njëjtën kohë, forcat policore, përfshirë autobotin janë pozicionuar pranë godinës në rast se do të ketë tensione.
Kujtojmë që në dy ditët e fundit, tubimi është shoqëruar pa përplasje masive mes protestuesve dhe policisë.
Protesta e sotme vjen pas një njoftimi të bërë ditën e djeshme nga të rinjtë, të cilët priten të mblidhen të gjithë para Ministrisë së Arsimit, duke pasur në fokus kërkesën e tyre të panegociueshme, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, ashtu si edhe disa ditë më parë, kryeministri Rama ka përsëritur ftesën e tij për dialog, e cila deri më tani është refuzuar nga studentët.
Protesta e sotme hyn në ditën e saj të 15-të në të cilë nuk kanë munguar tensionet, përplasjet, dhuna dhe shoqërime nga policia. Ndërkohë, kujtojmë se protestës studentore, në shenjë solidariteti, i janë bashkuar edhe figura nga arti dhe kultura, pedagogët, si dhe qytetarë të shumtë.
