TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Milani është turpëruar në transfertë me Specian duke humbur me rezultatin 0-2 në sfidën e javës së 35-të të Serisë A. Pas ndeshjes, trajneri Stefano Pioli ka dalë në një konferencë për mediat:
Keni nevojë për të përmbysur ekipin?
Si e shihni garën e Championsit?
“Sot ishte shumë e rëndësishme për ne. Me disfatën e sotme bëmë pak kompromis dhe tani duhet të marrim sa më shumë pikë. Tifozët na kanë stimuluar për të martën, që do të jetë një mundësi e madhe. Duhet t’ia dalim. ”
“Mungesat nuk ndihmojnë për momentin por duhet të bëjmë më shumë, përtej kush është dhe kush nuk është”.
Përballja me tifozët nuk është mënyra më e mirë për të arritur të martën?
“Është një gjë pozitive, negative është rezultati. Ne shkuam t’i përshëndesim si gjithmonë, pozitivë dhe negativë dhe ata na stimuluan për të martën.”
“Më duket normale të marr duartrokitje dhe më shumë nga ata, vetëm na stimuluan, nuk fola por dëgjova”.
Si do të luani ndaj Interit?
“Do të jetë një lojë që do të përgatitet. Jam absolutisht i bindur se do të mund të mposhtim Interin dhe të krijojmë vështirësi në këtë raund tjetër. Nuk ka ndeshje perfekte, por ne duhet të luajmë afër një ndeshje perfekte.”
Pse mendoni se mund tja dilni të martën?
“Sepse ne dimë të jetojmë dhe të luajmë ndeshje të nivelit të lartë. Nuk e prisja një ndeshje të këtij niveli sot”.