TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mançester Siti po mendon të afrojë mesfushorin e Real Madrid, Luka Modriç, kontrata e të cilit skadon këtë verë. Sipas mediave në Spanjë, kroati nuk pranon të rinovojë dhe Guardiola është i gatshëm ta afrojë atë në Angli.
Fituesi i "Topit të Artë" në 2018, cilësohet si një nga mesfushorët më të mirë në botë. Në moshën 36-vjeçare, kroati është ende një nga pikat kyçe te Real Madrid, por duket se oferta e re nga Florentino Perez për të rinovuar, nuk e ka gëzuar Modriç.
Sipas El Nacional, Pep Guardiola është i gatshëm ta mirëpresë “krahë hapur” kroatin në “Etihad” dhe duket se është gati t’i ofrojë veteranit një ofertë interesante. Problemi kryesor i këtij transferimi është prioriteti kryesor që Modriç i ka vendosur vetes, të tërhiqet në “Bernabeu”.