TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Giuseppe Marotta ka zbuluar mendimet e tij për të ardhmen e Romelu Lukakut.
Sulmuesi i huazuar nga Chelsea do të kthehet në klubin londinez në fund të sezonit nëse Interi ende nuk bie dakord për një rihuazim ose blerje të belgut.
“Nuk e di se cilat janë qëllimet e Chelsea, kush do të jetë trajneri i ri i skuadrës. Nëse caktojnë një person që ka nevojë për Lukakun, atëherë ai do rikthehet në Londër. Romelu është një lojtar i madh, por ai nuk na përket neve.
Shanset për ta mbajtur Lukakun në skuadër për sezonin e ardhshëm? Unë do ta vlerësoja probabilitetin me 6 nga 10”, citon fjalët e Marotta Football Italia.