SPORT, 17 Maj 2023, 22:01

Manchester City dominim të jashtëzakonshëm ndaj Real Madridit, mbyll pjesën e parë me 2 gola

Manchester City dominim të jashtëzakonshëm ndaj Real Madridit,

Manchester City ka mbyllur në epërsi ndaj Real Madridit me rezultat 2-0, pjesën e parë.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras 1-1.

Një dominim i jashtëzakonshëm i qytetarëve në fillim, ku Erling Haaland kishte dy raste me kokë, por në të dyja rastet në vend ishte Thibaut Courtois që bëri pritje të jashtëzakonshme.

Momenti i festës në Ethihad erdhi në minutën e 23-të, ku pas një aksioni shumë të bukur Manchester City kaloi në epërsi prej 1-0.

De Bruyne pasoi te Bernardo Silva i cili me një goditje të fuqishme brenda zonës shënoi golin e parë në ndeshje.

Mbretërit kanë mundur të barazonin në minutën e 35-të, kur Toni Kroos goditi shtyllën me një goditje të fuqishme nga distanca.

Pas dy minutash Bernardo Silva shënoi me kokë pas në topi të kthyer për 2-0.


Një dominim i dukshëm i "qytetarëve" në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.