SPORT, 27 Dhjetor 2021, 17:08

“Kamorra, jo faleminderit”, tifozët e klubit italian protestojnë kundër drejtuesve të rinj

“Kamorra, jo faleminderit”, tifozët e klubit italian

Ndryshimi i pronësisë në një klub italian ka sjellë një protestë të ashpër të tifozerisë së skuadrës. Groseto e Serisë C do të ketë pronarë të rinj që nga java e ardhshme, por kjo nuk i ka pëlqyer mbështetësve të skuadrës.

Tifozët kanë bërë të qartë mendimin e tyre me një parullë të vendosur në hyrje të fushës stërvitore. “Kamorra, jo faleminderit", ishin fjalët e shkruara në parullë gjigande.

Këto fjalë i referohen presidenti të ri, Nikola Di Mateo, i cili është i padëshiruar për tifozët pasi në vitet kur ishte drejtues i Teramos, kishte lëshuar disa deklarata jo shumë të këndshme.

“Kamorra është një mënyrë jetese”, kishte thënë ai në detyrën e tij të mëparshme, duke justifikuar deri diku aktivitetin mafioz.