SPORT, 23 Nëntor 2021, 14:31

Këpucë 800 euro, Mourinho mban premtimin e dhënë për talentin e Romës

Këpucë 800 euro, Mourinho mban premtimin e dhënë për

Felix Afena-Gyan ishte protagonisti kryesorë në ndeshjen e fituar kundër Genoas në Seria A, pasi arriti të shënonte 2 gola duke i dhënë kështu edhe fitoren skuadrës së Romës.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho pas fitores kundër Genoas i kishte premtuar talentit 18-vjeçar një palë këpucë të reja dhe të shtrenjta, pasi në fushën e lojës hyri si zëvendësues në minutën e 74 dhe arriti ti jepte 3 pikët verdh e kuqve.

“Premtimet jepen nga ato që mbahen”! Epo, Mourinho qenka njëri nga këta, i cili ka mbajtur fjalën e dhënë dhe i ka blerë talentit të tij një palë këpucë që kanë kushtuar plot 800 euro.

Për këtë dhuratë të marrë nga trajneri i tij, Afena-Gyan ka reaguar në rrjetet sociale, teksa ka shpërndarë një video ku shikohet duke hapur dhuratën.

“I kisha premtuar t’i bleja Feliksit këpucët që i pëlqejnë shumë, të cilat janë vërtet të shtrenjta, kushtojnë 800 euro, ndaj ai vrapoi dhe më tha të mos i harroj! Nesër në mëngjes, gjëja e parë që bëj është t’i blej atij këpucët”, shprehej Mourinho pas ndeshjes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Felix Afena Ohene Gyan (@ohenegyanfelix9)