TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt, ka nënshkruar një kontratë të re trevjeçare si trajner i "Tre Luanëve’’ deri në verën e vitit 2024.
Sauthgejt është trajneri më i suksesshëm i Anglisë që nga fituesi i Kupës së Botës Sir Alf Ramsej në vitin 1966, dhe 51 është shpërblyer për punën e tij duke e çuar ekipin kombëtar në finalet e Euro 2020 këtë verë.
Tekniku anglez aktualisht fiton 3 milionë paund në vit, por marrëveshja e tij përfshin një rritje të konsiderueshme në 5 milionë paund dhe bonuse shtesë.
Anglia u kualifikua për në Kupën e Botës me dy ndeshjet e fundit, ku vendimtare ishte fitorja me Shqipërinë në Uembli, ndërsa pak ditë më vonë shkatërruan 10-0 San Marinon.
Here to stay ????
— England (@England) November 22, 2021
We're delighted to confirm that Gareth Southgate has extended his #ThreeLions contract through to 2024. pic.twitter.com/X3SGaU168f